Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton të gjithë qytetarët që sot kanë në plan për të shkuar drejt Rinasit për shkak të punimeve që po kryhen nëse duhet të lëvizin në drejtimin të aeroportit të ndjekin “Rrugën e Vorës”.
Njoftimi
“Në vazhdimësi të ecurisë së punimeve për fazën e dytë të punimeve në segmentin “Universiteti Epoka–Rinas (aeroport)” rruga “Rinas- Universiteti Epoka” do të jetë e mbyllur. Mjetet që do të lëvizin në drejtimin të aeroprtit të Rinasit duhet të ndjekin “Rrugën e Vorës”.
Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren“mbyllet njoftimi.