-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kamera e kapi me tritol në dorë, biznesmeni: S’e vura unë eksplozivin te shtëpia e Dukës

Kryesoret

Vijojnë hetimet në lidhje me shpërthimin e tritolit në shtëpinë e Armand Dukës në Durrës dy ditë më parë. në prangat e policisë si i dyshuar për këtë ngjarje ka rënë 34 vjeçari, Arlen Hasanaj.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se i riu nuk e ka pranuar autorësinë e krimit.

Para grupit të hetuesve ai është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen që ka ndodhur në shtëpinë e Dukës, por nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me akuzat e tij.

Ndër të tjera sipas informacioneve rezulto se autori i dyshuar Hasanaj nuk ka qenë asnjëherë person me precedentë të mëparshme penale.

Ndërkohë arrestimi i tij është bërë brenda 24 orëve përmes verifikimit të lëvizjeve të tij nga kamerat e sigurisë.

34-vjeçari, i cili figuron administratori i një biznesi në Durrës,  nuk bëri rezistencë në momentin e shoqërimit, por deri tani nuk i ka pranuar akuzat. Hasanaj ka në pronësi një biznes bar kafe dhe market, Euroshop.

Vetë Duka,  pak minuta pas ngjarjes deklaroi se e ka parë autorin nga kamerat e sigurisë, i cili ishte shfaqur i maskuar me kapuç dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Nga shpërthimi i lëndës plasëse nuk pati dëmtime të mëdha, ndërsa Duka dyshon se këto ngjarje kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit për sa u përket zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Ai ka treguar edhe një mesazh kërcënues të ardhur në celularin e tij, ku i kërkojnë të japë dorëheqjen në të kundër do e vrasin./abcnews.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit