-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagoset me thikë një i ri në Korçë

Kryesoret

Një person ka mbetur i plagosur pasditen e së mërkurës në qytetin e Korçës. Policia bën të ditur se një 19-vjeçar është paraqitur i plagosur me mjet prerës pranë spitalit ku ka marrë dhe ndihmën mjekësore.

Nga të dhënat e para, dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt i çastin. Ndërkohë, policia është duke punuar për arrestimin autorit të kësaj ngjarje, i cili dyshohet të jetë shtetasi me iniciale A.E.

“Më datë 26.01.2022, rreth orës 15:30, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Korçë, ka shkuar shtetasi E. T., rreth 19 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 16, Korçë, me shtetasin A. E., është dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit