-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Rama, Basha, Veliaj e Kapllani janë gjakpirës”, Berisha nga Patosi: Dy fjalë edhe për Yuri Kim

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kreut të PD-së së Mallakastrës Agron Kapllanaj. Nga Patosi, ku ndodhej në ceremoninë e 31-vjetorin e krijimit të degës së PD, Berisha u bëri thirrje demokratëve që të ndahen nga këta të cilët ai i quajti gjakpirës.

“Edi Rama e Lulzim Brava janë në garë sesi të shtypin më shumë votën e lirë dhe liritë tuaja. Me cilin je. Me Lul Bravën që ka shitur selinë për të ndërtuar pallate me Ramën e Veliajn dhe mbyll dyert e nuk lejon demokratët. Me kë je me Pallat Kapllanin që fiton dhjetëra miliona euro dhe pastaj vjen e prish shtëpitë e njerëzve të varfër së bashku me Lulzim Bashën. Këta janë gjakpirës, çdo pasuri e kanë vendosur mbi gjakun tuaj. Janë hajdutë asgjë më shumë. Çfarë na lidh ne me ta. Pallat Kapllani ti je një turp që duhet të largohesh menjëherë nga PD”.

Duke e konsideruar jetike betejën kundër korrupsionit për të ardhmen e vendit, Berisha i dërgoi edhe një mesazh ambasadores Yuri Kim. Ai i bëri apel që të mos inkurajojë prokurimet publike, sepse ato janë korruptive, por të këmbëngulë te tenderat e hapur. “Ambasadores Yuri Kim do t’i them dy fjalë. Ne këtu jemi pro amerikanë mirëpresim investitorët amerikanë, por kompania me e fuqishme që ka punuar në Shqipëri ishte Bechtel që ndërtoi një nga projektet më kryesore të PD e qeverisë së saj. Fitoi rrugën e Kombit me tender ndërkombëtar të shpallur në gazeta e Londrës ku morën pjesë 7 kompani gjigante botërore. Zonjë, në emër të shqiptarëve mos inkurajoni prokurime direkte në këtë vend, se pavarësisht nga vendi që vijnë, prokurimet direket janë korruptive, prandaj nëse jeni e interesuar në luftën e korrupsionit insistoni tender të hapur, e njëjta gjë them për kompaninë që ka marrë termocentralin. Fatura është 120 mln euro, por dini ju sa ka kushtuar 115 milionë euro e kuptoni ç’po bëhet këtu. Domethënë, më shtrenjtë konvertimi në gaz sesa i gjithë hidrocentrali dhe kjo pa tender. Imun ndaj korrupsionit nuk është askush, nuk mjafton shtetësia, po procedura e zbatimi i ligjit për mos përhapjen e korrupsionit këto janë rezultat i shkatërrimit të sistemit të drejtësisë. Për një proces të drejtë duhet të kesh gjykatë të ndershëm”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit