-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mori gjakun e të atit, familjarët në lot për të miturin, avokati: Kemi dy viktima

Kryesoret

Gjykata ka vendosur sot masën e sigurisë arrest me burg për 17-vjeçarin Florjan Përvathi  i cili ekzekutoi me armë zjarri Lek Lekgjonajn në emër të hakmarrjes për të marrë gjakun e të atit, që e kishte vrarë vëllai i viktimës disa vite më parë.

Avokati Andi Durra u shpreh se ky ishte rasti i parë që kjo ngjarje ka dy viktima, jo vetëm 62-vjeçarin që humbi jetën nga plumbat por dhe klienti i tij, që u rrit me frymën e hakmarrjes dhe tashmë ndodhet pas hekurave.

“Nuk pritej ndonjë vendim tjetër për shkak se është vepër me rrezikshmëri të madhe shoqërore. Është rasti i parë që kemi 2 viktima, një është ai që humbi jetën dhe që ngushëlloj familjarët, dhe viktima e dytë që nuk do të jetë i fundit është dhe autori i veprës penale i cili nuk do të jetë i fundit.

Fajtorë jemi të gjithë pasi e kemi nxitur nga pak që të kryen kjo vepër penale qoftë duke e quajtur gjakmarrjen si vepër penale qoftë media qoftë opinioni duke i rritur me një urrejtje të tillë. Klienti im është i mitur dhe ishte shumë i tronditur, deklaratën e ka dhënë në polici në prani të psikologut.

Është një ndër ngjarjet më të rëndë që ka vetëm viktima. Do të bëj të pamundurën për përfitimet e klienti tim sipas ligjit” tha ai. Në momentin që u dha masa e sigurisë të pranishëm ishin edhe familjarë të 17-vjeçarit që nuk i mbajtën dot lotët kur panë të miturin me pranga në duar.

Florjan Përvathi u rrit jetim, pasi babanë ia vranë dhe nëna helmoi veten pas ekzekutimit të bashkëshortit.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit