Ish-kryeministri Sali Berisha pas 4 muajsh u rikthye sot në Kuvend. Ai kërkoi që Lulzim Bashën dhe Edi Ramën të hetohen për pastrim parash.
“Raportet e cilësojnë Shqipërinë në raport me paralajen si qendër kriminale. Mendoj se në trajtimin e këtij problemi sot, parlamenti duhet të ndalet në dy krerët e “Meduzës”, të larjes së parave, Edvin Kristaq Rama i akuzuar nga OSBE për larjen e 200 mln eurove në zonat offshore që nuk e përgënjeshtroi kurrë, por jo më pak Lul Brava, që u hetua nga prokuroria e Tiranës dhe iu mbyll hetimi.
Nëse ne duhet të bëhemi serioz kundër këtij krimi të shëmtuar që ushqen edhe terrorizmin, duhet t’i vendosim në hetim të plotë, si kreun e “Meduzës” ashtu edhe pengun e tij Lul Brava, të cilit ia mbylli cështjen në apel dhe nuk ja dërgoi në gjykatë të lartë me urdhër të vecantë” tha ai.
/5pyetjet.al