Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.
Pikë e rendit të ditës do të jetë debati parlamentar për gjendjen e pandemisë me COVID-19 në Kosovë.
Seanca e jashtëzakonshme pritet të fillojë në orën 11:00.
Situata e rënduar pandemike në vend ka qenë shkak edhe që ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka raportuar të mërkurën para deputetëve të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Gjatë raportimit, Latifi nuk përjashtoi mundësinë e rishikimit të masave antiCOVID.
Numri i të infektuarve me COVID-19 javëve të fundit ka shënuar rritje duke shënuar shifra rekorde. Vetëm të mërkurën janë konfirmuar 4 mijë e 397 raste të reja me COVID-19. Në Kosovë janë 25 mijë e 458 raste aktive./21Media