“Do të vritet një deputet me inicialet E.A.”. Kjo deklaratë një ditë përpara protestës së grupit të Sali Berishës në datë 8 Janar ka çuar në gjyq ish-deputetin Spartak Braho.
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/01/WhatsApp-Image-2022-01-28-at-11.09.10-514x720-1-1-514x720.jpg)
Komisioni i Rithemelimit i Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim penal ndaj Spartak Brahos. Ishte deputeti Flamur Noka, i cili depozitoi pranë Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion kërkesë-padinë për Brahon.
Grupi i Berishës e padit Brahon për shpifje për deklaratën se ditën e protestës do të vritej deputeti Enkelejd Alibeaj, ish-n-kryetar parlamenti, sot n/kryetar i PD-së.
Protesta e 8 janarit degjeneroi në dhunë nga grupi i Berishës.
/5pyetjet.al