Punonjësja e një marketi në Prishtinë ka raportuar në polici se teksa ishte ne vendin e saj të punës, një person i armatosur dhe i maskuar ka grabitur para nga arka.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në rrugën “B” në Prishtinë.
I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkaq policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse.
“Rr.B, Prishtinë 27.01.2022 – 21:57. Ankuesja femër kosovaree ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në një market, një person i maskuar dhe i armatosur nën kërcënimin e armës ka grabitur nga arka e marketit para të gatshme dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relevante”, ka njoftuar policia.