Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se mosbindja civile është rruga drejt fitores në Shqipëri.
“Pa një qeveri teknike, Rama që ka kryer krime ndër më të rëndat së bashku me familjarët e tij, nuk do të pranojë të dorëzojë kurrë pushtetin.
Rama bën gjithçka që të shtrëngojë radhët me persona të lidhur këmbë e krye me krimin ndaj e emëroi ministër të Brendshëm ushtarin e Troplinëve dhe do të emërojë këto ditë drejtor të Tiranës narko-banditin që zvarriti Ilir Metën në një akt të pashembullt.
Pra, jashtë cdo lloj dyshimi se kjo qeveri, se Rama do të largohet me votë apo me vullnetin e tij, atëherë mbetet zgjidhje e vetme krijimi i një qeverie teknike.
A mund të krijohet? Po, absolutisht. Kjo mund të realizohet kur demokratët të ngrihen në bllokime dhe greva të qëndrueshme. Edi Rama është i detyruar të firmosë krijimin e qeverisë teknike dhe hapjen e rrugës së rrotacionit.