-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama sulmon ekselentët që nuk kthehen në Shqipëri: Turp të keni, ju kemi paguar studimet

Kryesoret

Shqipëria do të ndryshojë strategjinë për financimin e studentëve ekselencë. Kryeministri Edi Rama tha sot se nuk do të financohen studimet jashtë vendit, pasi ekselentët në momentin që largohen nuk kthehen më në atdhe për të kontribuar për pak kohë. Kjo ka bërë që qeveria të financojë në të ardhmen vetëm studimet e ekselentëve brenda vendit në universitetet tona.

Ne do të vazhdojmë të investojmë. Sot përpara se të vinim këtu, ishin në një diskutim me ministren e Arsimit dhe po përgatisim spostimin e një fondi të konsiderueshëm të ekselencës nga pagesat për ata që ikin jashtë dhe nuk kthehen më në Shqipëri, pavarësisht se nënshkruajnë kontratë me shtetin shqiptar dhe u detyrohen dhjetëra mijëra euro. Po strukturojmë një politikë të re që do të mbështesë këtu studentët me “xixa” dhe pedagogët e rinj, për të gjithë ciklin, studimet, masterat dhe doktoraturat, me kushtin që të qëndrojnë në Shqipëri të paktën një periudhë kohe dhe të kthejnë detyrimin.

Fondi i ekselencës që ka mundësuar në universitetet më të mira të botës të 300 të rinjve shqiptarë, është shumë i konsiderueshëm dhe është krijuar me dëshirën e mirë dhe vizionin që këta të rinj të ktheheshin dhe kontribuonin në vend dhe këta të rinj që kanë marrë diploma në universitetet më të njohura të botës, duhet të kenë turp që kanë marrë një angazhim, para nga vendi i tyre dhe detyrimin që të kthehen për një periudhë të caktuar dhe ta sjellin këtu një pjesë të asaj dije që kanë marrë dhe ndërkohë kjo nuk ka ndodhur.

Ne nuk do të vazhdojmë më të financojmë ata që ikin për të mos u kthyer, pavarësisht se firmosin kontratë me shtetin shqiptar, do të ndryshojmë modelin, do të financojmë brenda vendit. Këtu ka pedagogë të nivelit të lartë, po ngaqë janë bërë të gjithë si “këmbët e dhisë” bie një hije dyshimi. Por në këtë proces ne do të jemi shumë pranë universitetit” tha ai.

Gjatë fjalës së tij, Edi Rama bëri edhe disa batuta. “Në këtë sallë unë duhet të jem i vetmi pa asnjë titull shkencor dhe asnjë statusi akademik. Një Bachelor i thjeshtë jam unë nga e kaluara ime. Megjithëse Evisi thotë se po të konvertohet me të sotmen i bie të jetë Master. Por kjo fjala Master më është bërë tmerr ku të gjithë shqiptarët janë me Master”.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit