Kryeministri Edi Rama, diten e sotme ka mbajtur një takim me profesorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës në kuadër të një marrëveshje me qeverinë Gjermane për hapjen e një program doktoraturë në këtë universitet në degën e Bujqësisë dhe Mjedisit.
Rama tha se këto investime ishin shumë të rëndësishme për një universitet të tillë, ndërsa me batutë përmendi se ishte i vetmi në sallë që kishte një diplomim vetëm në nivelin “bachelor” ndërkohë që të gjithë shqiptarët kishin nga një diplomim “master”.
“Sot për mua është një ditë e shënuar e marrëdhënies më rektorin. Në të drejtën e tij ai ishte shumë i shqetësuar disa kohë më parë, qoftë për faktin se ka pasur një rënie për regjistrime në Universitetin Bujqësor, qoftë për faktin e mos hapjes së doktoraturave. Për të dyja kemi pasur diskutime se si tja dalim sa me mirë. Në këtë sallë unë duhet të jem i vetmi pa asnjë titull shkencor dhe asnjë statusi akademik. Një bachelor i thjeshtë jam un nga e kaluara ime. Megjithëse Evisi thotë se po të konvertohet me të sotmen i bie të jetë Master. Por kjo fjala Master më është bërë tmerr, ku të gjithë shqiptarët janë me Master. Sot hapet një proces doktoraturash i një cilësie të garantuar. Iu jepet mundësia 30 individëve që të zhvillojnë një doktoraturë, e cila të ketë vulën e universiteteve më të mira të fushës në Gjermani, apo vende të tjera te BE-së”,tha kryeministri Edi Rama.
/5pyetjet.al