Pesë persona janë arrestuar nga policia në Tiranë për disa vepra penale. Goditje kundër efektivit të policisë, punonjësit të OSHEE-së, por edhe të shpallur në kërkim, mes tyre për korrupsion janë arrestuar.
NJOFTIMI I PLOTE
Vihen në pranga 5 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim, dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët në Seksionin për Hetimin e Korrupsionit bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim A. M., 39 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– A. H., 55 vjeç, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi për shkak të detyrës, ka goditur punonjësin e Policisë së Qarkullimit Rrugor;
– F. D., 26 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim M. M., 33 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. E., 45 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, pasi në Domje, ka goditur me grushte, punonjësin e OSHEE-së Vorë, duke e penguar në kryerjen e detyrës.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve Vorë proceduan penalisht shtetasit e mitur K. L., 15 vjeç, K. T., 16 vjeç, dhe S. D., 16 vjeç, pasi nën kërcënimin e thikës, i kanë vjedhur sendet personale shtetasit U. K., 28 vjeç.
—-
Më datë 27.01.2022, shtetasi G. Ç., ka kallëzuar se rreth orës 20:00, në fshatin Bërzhitë, dy persona të paidentifikuar i kanë vjedhur mjetin të cilin e ka pasur të ndezur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.