Gjykata e Kurbinit ka vendosur që të lerë në fuqi vendimin arrest me burg pa afat për katër nga pesë personat e arrestuar pak ditë më parë, të akuzuar si pjesë e një grupi vrasësish me pagesë dhe grabitje.
Ibrahim Difa, Damian Lleshaj, Robert Laci, Ilirjan Feci janë lënë në burg pa afat, ndërsa Erjon Mulaj “detyrim paraqitje”.
Edhe dy të akuzuar të tjerë po hetohen në gjendje të lirë nga drejtësia.
Prokuroria i akuzon se kanë tentuar të vrasin efektivët e policisë në Qafë Kashar.
Po sipas organit të akuzës në gusht të vitit të kaluar, Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi, kundrejt pagesës 20000 euro, të bërë nga Robert Laci, kanë tentuar të vrasin Alfred Gjokën.
Gjithashtu policia u sekuestroi veshje të ndryshme që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve, dy automjete të vjedhura, targa automjetesh të vjedhura, një armë gjahu, municion luftarak, 13 aparate celulare dhe sende të tjera të vjedhura.
/5pyetjet.al