Banorët e 5 Majit dhe të Laprakës kanë dal sërish në protestë duke bllokuar kalimin e Rrugës së Durrësit duke kërkuar transparencë për shembjen e shtëpive të tyre nga rikualifikimi urban.
Një nga banorët e krahason largimin nga shtëpia e tyre me ngjarjen e Holokasut, edhe pse banorët i kanë dërguar letrat për legalizimi kohë më parë dhe së fundmi iu është kërkuar nga aluizmi që për 5 ditë të braktisin banesat.
Në një nga kërkesat e tyre ata kërkojnë që projekti të zbatohet, por me kusht që tu gjendet zgjidhja edhe ata të marrin banesa që iu takojnë për frymë.
Ata shprehin se do të tregojnë rezistencë deri në gjetjen e zgjidhjes së tyre, po ashtu në protestë shihet se ka edhe të mitur që kanë dal me prindërit e tyre.
Protestës së tyre janë bashkuar edhe banorët e Astirit, të cilëve iu është janë shembur banesat në 2019.
Protesta do të vazhdoi sërish ditën e hënë sipas banorëve.