Partia Demokristiane e drejtuar nga Nard Ndoka është regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen në datë 6 mars në; Shkodër, Dibër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

KQZ njofton se Partia Demokristiane ka depozituar në KQZ kërkesën për regjistrimin në zgjedhje.

Përpos PDK-së në zgjedhje janë regjistruar, PS, PD dhe LSI. Mbetet e paqartë se si do të garojë Sali Berisha, me një nga partitë e vogla në opozitë, me një sigël të përbashkët koalicioni, apo si i pavarur.
/5pyetjet.al