Kriza e ditëve të fundit ka qenë fokusi i një bisede telefonike mes dy presidentëve, atij francez dhe atij ukrainas.
Zelensky dhe Macron u shprehën të kënaqur lidhur me fillimin e punës në kuadër të Normandy Format si dhe shprehën gatishmërinë e tyre përsa i takon takimit që do të zhvillohet ditën e mërkurë në Paris mes përfaqësuesve nga Gjermania, Franca, Ukraina dhe Rusia.
Sipas Presidentit ukrainas, “për aq kohë sa diplomacia do jetë në qendër të vëmendjes, rreziku i tensioneve të shtuara do të jetë i ulët”.
Pjesë e bisedës ishin gjithashtu edhe disa çështje që lidhen me marrëveshjet ekonomike mes dy vendeve si dhe për vënien në zbatim të projekteve të reja.
{Përshtatur nga Anadolu Agency}