Voltana Ademi tregoj për ndjekësit në Facebook se ishte vendimi i saj për mos të qenë pjesë e listës së propozuar nga grupi i Rithemelimit të PD-së, pasi sipas asaj ajo do të hynte në garë me një avantazh të madh dhe gara do të ishte e padrejtë.
“Unë jam kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës. Për shkak të këtij pozicioni, të pozicioneve të mëparshme publike që më janë besuar por edhe për shkak të angazhimit tim dhjetëravjeçar në Partinë Demokratike, kam vendosur të mos marr pjesë në “primaret” që do të zhvillohen me 30 janar 2022 për përcaktimin e kandidatit për kryetar bashkie në Shkodër. Gjykoj se futem në garë me një avantazh përballë të gjithë kolegëve të tjerë, për arsyet që përmenda më sipër.”
Gjithashtu Ademi ajo e ka shprehur se situata është alarmante dhe po vihen në diskutim parimet bazë të demokracisë dhe nga ana tjetër po diskutohet nëse ka apo jo një opozitë të vërtet parlamentare.
Po ashtu ajo e ka cilësuar veten si pjesë e familjes së madhe të Partisë Demokratike.
“Për shkak edhe të prejardhjes sime familjare, prej shumë e shumë vitesh jam pjesë e familjes së madhe të demokratëve, Partisë Demokratike. Nga viti 1990, kam nisur një rrugëtim gradual, me bindjen se është alternativa më e mirë për Shkodrën e shkodranët, Shqipërinë e shqiptarët. Historia e 31 viteve të fundit, i jep të drejtë çdo anëtari të PD- së të krenohet dhe të gjejë motivim për të ecur përpara, pavarësisht “incidenteve” të momentit. Ndjehem shumë e vlerësuar nga mbështetja që kam marrë e marr në vijimësi nga Partia Demokratike, anëtaret e saj, kolegët e miqtë e mi brenda familjes sonë politike.”