Më 4 shkurt, Komisioneri i BE-së për energjinë, K. Simon do të vizitojë kryeqytetin azer në kuadër të takimit të Këshillit të Korridorit Jugor të Gazit.
Është hera e parë që një përfaqësues i lartë europian kryen një vizitë të tillë. Përpos takimeve në fjalë, është caktuar edhe zhvillimi i një takimi dypalësh me ministrin azer të energjisë. Fokusi i takimit lidhet me rolin që luan ky vend në diversifikimin e furnizimeve me gaz në Europë si dhe rritjen e prezencës së tyre nëpërmjet gazsjellësit TAP.
Sipas zyrtarëve europianë, në këshill do të diskutohen edhe mundësitë për shtrirjen e Korridorit Jugor edhe në tregjet europiane të energjisë kryesisht në ato raste kur është i mundur zëvëndësimi i qymyrit.
{Përshtatur nga Ansa}