-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji dhe Bejko kundër landfillit në Përmet: Vjen era korrupsion dhe asgjëson ekosistemin

Kryesoret

Drejtuesi politik i qarkut të Gjirokastrës Roland Bejko dhe i Korçës Ervin Salianji sot ishin në Përmet duke protestuar kundër ndërtimit të një landfilli plehrash në hyrje të Parkut Kombëtar “Bredhi i Hotovës”. Salianji dhe Bejko u shprehën se landfilli jo vetëm që dëmton bukuritë natyrore të kësaj zone po vjen era korrupsion.

“Sot, në mbështetje të protestës së banorëve të Piskovës në Përmet!  Qeveria pa asnjë konsultim paraprak me banorët dhe në shkelje të ligjit po ndërton landfill plehrash në hyrje të Parkut Kombetar “Bredhi i Hotovës” një prej zonave më të bukura të Shqipërisë dhe rrugës për në Teqenë e Alipostivanit!

Landfilli bie erë korrupsion dhe rriskon jetën e banorëve duke qënë vetëm pak metra larg ujësjellësit! Partia Demokratike do ti japë zë shqetësimit të qytetarëve kudo që ka abuzim, represion dhe shkelje të ligjit” tha Salianji.

Për Roland Bejkon, landfilli nëse do të ndërtohet do të asgjësojë ekosistemin.

“Ndërtimi i landfilldit të Piskovës është një krim i shumfishtë që do të asgjësojë ekosistemin dhe mjedisin, do helmojë ujin e pijshëm të banorëve, do ndotë lumin Vjosa dhe kullotën përreth, do shkatërojë zhvillimin e turizmit, dhe për pasojë do ndikojë në ulejen e të ardhurave të banorëve punëtorë të zonës.

Si nga ana estetike edhe nga ajo higjenike, nuk mund tu urohet mirëseardhja në teqen e  Alipostivanit dhe Parkun Kombëtar të Hotovës vizitorëve të shumtë me një vend grumbullim mbetjesh mu në hyrje të së vetmes rrugë.

Anullimi i këtij projekti është i domosdoshëm, ndryshe aty po konsumohet një vepër penale si nga Bashkia Përmet dhe nga Qeveria shqiptare.  Bravo banorëve të zonës për reagimin e tyte të fortë prej muajsh të tërë. Kush reziston në të drejtën e vet, gjithmonë fiton” deklaroi ai.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit