Komisioni i Rithemelimit të PD-së i drejtuar nga Sali Berisha ka mbyllur “Primaret” duke shpallur kandidatët për pesë nga gjashtë bashkitë, pasi Shkodra është ende në proces.
Në Durrës, Sali Berisha do të kandidojë me Ardian Mukën, në Vorë me Lulzim Vranën, në Dibër me Premtim Kryemadhin, në Rrogozhinë me Hekuran Xhanin dhe në Lushnje me Elton Banon.
Në Shkodër pritet që të shpallet pas pak minutash. E ndërsa kandidatët i përcaktoi, nuk dihet si do të futet Berisha në garën e 6 marsit, si i pavarur apo në koalicion.