Lulzim Basha ka reaguar pas “Primareve” të Sali Berishës dhe kandidatëve që zgjodhi për 6 bashkitë që do të ketë zgjedhje të pjesshme lokale në 6 mars.
“Një proces ku Berisha emëron, Berisha voton, Berisha numëron është vetëm vijimi i tollovisë të krijuar nga personi i shpallur non grata për korrupsion. As Berishën, as kandidatët e tij nuk i lidh asgjë me Partinë Demokratike.
Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe për ta mbajur akoma në vendnumëro Shqipërinë. Zgjedh Ramën, mban Berishën. Zgjedh Berishën, mban Ramën” deklaron PD.
Në Durrës, Sali Berisha do të kandidojë me Ardian Mukën, në Vorë me Lulzim Vranën, në Dibër me Premtim Kryemadhin, në Rrogozhinë me Hekuran Xhanin dhe në Lushnje me Elton Banon. Në Shkodër pritet që të shpallet pas pak minutash. E ndërsa kandidatët i përcaktoi, nuk dihet si do të futet Berisha në garën e 6 marsit, si i pavarur apo në koalicion.