-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapet 10 kg drogë fshehur në një bunker në Prizren

Kryesoret

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit ka arritur të konfiskojë mbi 10 kilogramë drogë që ishin fshehur në një bunker në lokalin e një personi të dyshuar.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga ana e policisë.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia në Prizren, pas një pune operativo-hetimore rreth një mujore në mbledhje të informatave nga terreni nga burimeve të ndryshme, me datë 29.01.2022, në konsultim me Prokurorin ka ndërmarrë veprime në terren në asistim të një patrulle policore dhe është ndaluar automjeti Citroën C3 ngjyrë hiri që drejtohej nga një person i dyshuar mashkull. Gjatë kontrollit në automjetin e tij është gjetur një qese plastike e mbushur me substancë të dyshuar të llojit marihuanë. Menjëherë janë njoftuar autoritetet kompetente të drejtësisë dhe janë marr autorizime përkatëse për bastisje/kontroll në lokalin dhe shtëpinë e të dyshuarit në Prizren”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se në asistim të operatorëve të Njësisë për Reagim të Shpejtë dhe Forenzikës Rajonale të Prizrenit ka filluar kontrolli në lokalin e të dyshuarit në Prizren.

“Gjatë kontrollit në lokal, nën shkallët e lokalit është gjetur një bunker i kamufluar (modifikuar) mirë ku vërehej një derë e vogël që në prizë (të rrymës elektrike) kishte vendin për çelës. Me anë të tij që e kishte i dyshuari është hap ajo derë dhe brenda saj janë gjetë dhe sekuestruar tetë (8) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë.

Përveç lokalit në fjalë është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit, ku po ashtu është gjetë një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike e dyshuar si marihuanë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit