Deputeti Flamur Noka, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, ka folur mbi procesin e votimit në primaret që po zhvillohen këtë të diel në 6 bashki të vendit, nga ku do të vendosen edhe kandidatët me të cilët kjo forcë politike do të garojë më 6 mars.
Noka u shpreh se me këtë proces është hedhur një hap i madh përpara. Ai theksoi se beteja është me regjimin e Ramës, ndërsa u shpreh se pjesëmarrja do të jetë edhe më e madhe se në referendumin e 18 dhjetorit.
“Sot është bërë një hap i madh, pasi anëtarësia vendos se kush do të udhëheqë në garën elektorale. Jemi të sigurt se pjesëmarrja do të kalojë edhe referendumin e 18 dhjetorit. Beteja është përballë regjimit, me Edi Ramën, padiskutim që do të fitojmë, tha Noka.