-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Primaret në 6 bashki të vendit, Berisha: Zoti e bekoftë votën e tyre të lirë

Kryesoret

Në 6 bashki të vendet, aty ku më 6 mars do të mbahet zgjedhjet e pjesshme lokale, komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka nisur primaret për zgjedhjen e kandidatëve që do të garojë në këto zgjedhje.

Me anë të një postimi në Facebook ka reaguar edhe Sali Berisha. “Sot demokratët dhe demokratet e 6 degëve të Partisë Demokratike votojnë në Primare! Zoti e bekoftë votën e tyre të lirë”, shkruan Berisha.

Sipas një njoftimi nga komisioni, në total janë hapur 9 qendra votimi (3 në Shkodër, 2 në Durrës, 1 në Dibër, 1 në Lushnjë, 1 në Rrogozhinë dhe 1 në Vorë). Procesi ka nisur në orën 8:00.

“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton çdo anëtar të PD në 6 degët e PD ku po zhvillohet procesi i votimit për Primare, të ushtrojë të drejtën e votës për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre në garën për kryetar bashkie. Primaret, si ushtrim i demokracisë së drejtpërdrejtë tashmë e kalojnë vendimmarrjen te anëtarësia”, thotë komisioni në një njoftim për mediat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit