Më anë të një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se deri tani 50,686 qytetarë kanë dhënë mendimin e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al apo kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar që u kanë mbërritur në banesë.
Në postimi e tij në rrjetet sociale, kryeministri i drejtohet qytetarëve duke i thënë se opinioni i tyre do të dëgjohet.
“Deri tani, 50,686 numri i qytetarëve që kanë dhënë mendimin e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al apo kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar që u kanë mbërritur në banesë.
Me falenderimin dhe garancinë se opinioni juaj do të dëgjohet me respekt, ju ftoj të dëgjojmë njëri-tjetrin në pyetësorin”, shkruan Rama në Facebook.