-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Varianti i ri i Covid-19, 1.5 herë më infektues sesa Omicron, por nuk konsiderohet kërcënim

Kryesoret

Shkencëtarët danezë kanë kryer një studim mbi variantin e ri të koronavirusit, i cili është quajtur BA.2. Sipas tyre, ky variant është 1.5 herë më infektues sesa Omicron dhe konsiderohet se tashmë ai është varianti dominant në Danimarkë.

“Kemi të dhëna se është më i transmetueshëm, sidomos tek të pavaksinuarit, por infekton edhe personat me të treja dozat”, tha Tyra Grove Krause, një nga krerët e autoritetit shëndetësor danez.

Pavarësisht kësaj, Danimarka nuk e konsideron kërcënues variantin e ri dhe këtë javë njoftoi se do të heqë çdo masë shtrënguese kundër pandemisë.

“Mund të duket e çuditshme dhe paradoksale që ne eliminojmë kufizimet me nivelet aktuale të infektimit, por duhet të shohim më shumë shifrat, një nga më të rëndësishmet është ajo e pacientëve të sëmurë rëndë dhe ajo kurbë është thyer” tha në një konferencë për shtyp kryeministrja daneze Mette Frederiksen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit