-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“100 fshatrat” dhe guzhinjeri i Dritan Agollit

Kryesoret

Nga Mentor Kikia

Kam lexuar këto ditë lajmin mbi zhvillimin e një tenderi, nga ana e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, me fokus: “Ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar menunë e 100 Fshatrave”, me fond limit prej 41,666,667 lekë. Tenderi është fituar nga kuzhinieri i një restoranti që është në pronësi të familjes së drejtorit të FSHZH, Z.Dritan Agolli.

Nuk po merrem me procedurat e tenderit dhe as si dhe pse e fitori një kuzhinier që punon në pronën e drejtorit të institucionit që e zhvilloi atë. Por me tërhoqi objekti i tenderit. Pra prodhimi i menysë se gatimit për 100 fshatrat turistikë.

Për ata që nuk janë në dijeni, në vitin 2018 qeveria ka bërë një listë me 100 fshatra, në të gjithë vendin, me potenciale turistike dhe i ka shpallur fshatra turistikë. Ata janë shpallur të tillë sepse posedojnë trashëgimi historike dhe kulturore, destinacione natyrore, traditë në kulinari, etj etj. Unë i kam shkelur shumë prej tyre. Kam punuar me shumë familje që jetojnë në këto fshatra, i kemi këshilluar dhe promovuar shtëpitë e tyre.

Projekti “100 fshatrat” synon(synonte më saktë) që shtëpitë e fshatarëve të shndërrohen në destinacione turistike. Turistët nuk do të duhet të marrin rrugën deri në fshat për të shijuar kuzhinë italiane, apo të hanë në një restorant ku kamarierët të qëndrojnë në këmbë. Ata do të nduan të shijojnë kuzhinën dhe mënyrën tradicionale të të gatuarit dhe jetuarit, të marrin pjesë në proceset e përgatitjes së ushqimit. Të shijojnë mbledhjen e perimeve në bahçe, frutat nga pema, të shikojnë mjeljen e bagëtive e përpunimin e qumështit…Me pak fjalë, projekti synonte që ruralizmin ta shndërronim në produkt turistik dhe turistët që kërkojnë këtë lloj produkti, nuk kanë nevojë për luks e salltanete.

Këto fshatra dhe banorët e tyre që supozohet të ushtrojnë turizmin familjar, kanë shumë nevoja. Por ajo që kanë më pak nevojë është tu shkruash një meny. Secili fshat ka të veçantën e vet, sepse ka menunë e vet.

Dy prej këtyre fshatrave, në Pukë, i vizitova vetëm pak muaj më parë. E vetmja gjë që kishte mbetur aty ishte natyra, pasi edhe njerëzit e fundit ishin me mendjen për tu larguar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit