Stuhia Malik vazhdon të krijojë kaos në rajonet nordike duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale, e shoqëruar me temperatura të ulëta dhe erëra me shpejtësi deri në 100 kilometra në orë, sidomos në brigjet e Detit të Veriut dhe në Baltik.
Në Estoni, stuhia ka shkaktuar qindra aksidente rrugore dhe shumë automjete kanë mbetur të bllokuara në dëborë. E njëjta situatë është edhe në Poloni e Republikë Çeke, mes pemëve të rëna dhe çative të dëmtuara. Shumë linja të energjisë elektrike janë dëmtuar duke lënë dhjetëra banorë pa energji.
Në Skoci erërat arrijnë një shpejtësi prej 160 kilometrash në orë, ndërsa 16 mijë familje janë të izoluara dhe pa energji elektrike. Moti i keq ka goditur dhe Gjermaninë sidomos qytetin e Hamburg-ut duke shkaktuar përmbytje.
Sipas metereologëve, vala e të ftohtit do të mbërrijë në brigjet perëndimore irlandeze dhe më pas në ato jug-perëndimore të Britanisë së Madhe.
/5pyetjet.al