-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjurmo patentën tënde online, lajm i rëndësishëm për ata që marrin lejen e drejtimit për herë të parë

Kryesoret

Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, DPSHTRR ka bërë të ditur se me anë të një moduli të ri online, të gjithë ata që marrin patentën për herë të parë, duke të kenë lehtësia.

Përmes këtij moduli çdo aplikant mund të verifikojë në kohë reale prodhimin e dërgimin e lejes së drejtonit në drejtorinë rajonale apo nënzyrën përkatëse ku ai mund të bëjë tërheqjen.

“Rreth 115,000 qytetarë në vit marrin kartonin e ri të Leje Drejtimit, për herë të parë dhe për rinovimet, çdo kategori Leje Drejtimi, pranë 12 drejtorive rajonale dhe 16 nënzyrave anembanë vendit, 1-3 ditë pas aplikimit, përjashtuar Tiranën ku ky shërbim mundësohet brenda 30 minutave!

Për të eliminuar çdo vonesë përtej afateve të programuara dhe çdo risk spekulimi potencial prej: -a erdhi? Pse s’erdhi? A ma shikon pak? A të jap ndonjë gjë të ma sjellësh shpejt, a të kap ndonjë mik a sekser…, DPSHTRR sjell modulin e ri online “GJURMO LEJE DREJTIMIN” në ëëë.dpshtrr.gov.al ku çdo i interesuar verifikon në kohë reale prodhimin dhe dërgimin e Leje Drejtimit të ri në rajonalen apo nënzyrën përkatëse! Kështu i vijmë në ndihmë qytetarëve të mos bëhen pre e asnje sorrollatjeje a vara-vingoje por edhe disiplinojmë shërbimin për shpërndarje në afate!

Brenda Shkurtit do të përfshihen edhe kartonët e CAP, si edhe do të ndërveprohet në vijim edhe me e-albania për pop-up informativ në llogarinë e qytetarit për dokumentat e reja nga DPSHTRR!

Për arsye sigurie personalizimi i Leje Drejtimit kryhet nga Njësia përkatëse në Tiranë dhe kjo e bën të pashmangshme shpërndarjen pas 1-2-3 ditëve në qytetet e tjera sipas largësisë dhe korrierit! Synimi është që të mos zvarritet asnjë qytetar dhe të luftojmë çdo tentativë korruptive a akt abuziv!”, njofton DPSHTRR.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit