-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kriza Kiev-Moskë, Shqipëria në OKB: Jemi të shqetësuar, vetëm dialogu është zgjidhje

Kryesoret

Në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është zhvilluar seanca e Këshillit të Sigurimit për Ukrainën. Në seancë, ka folur edhe ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, pasi vendi ynë është anëtar i Këshillit të Sigurimit me një mandat dy vjeçar për herë të parë.

Ambasadori shqiptar tha se ndihet i shqetësuar për trupat ruse që gjenden në kufi me Ukrainën. Sipas Hoxhës, zgjidhja e konfliktit është diskutimi dhe negociatat, parim të cilin ka ndjekur edhe Shqipëria gjatë drejtimit të OSBE në 2020.

“Shqipëria beson se kjo krizë mund dhe duhet të zgjidhet përmes bisedimeve dhe diskutimeve. Gjetja e zgjidhjes përmes negociatave ishte fokusi ynë kryesor gjatë kryesimit të OSBE, në vitin 2020. E njëjta gjë mbetet edhe tani, si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Hoxha.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit