Nënë Liza, simboli i protestës së banorëve të “5 Majit” ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”.
E moshuara rrëfeu momentin kur e nxorën nga shtëpia natën, shembjen dhe vuajtjet që vijojnë, pasi është në qiell të hapur.
“Më more shtëpinë, më jep shtëpinë. Shteti nuk është për sevap, të bëjë kontratat e rregullta. 4 muaj në protestë, kemi bërë thirrje për kontratat me firmë dhe vulë, me noter, avokat, ndërtues firmë.
Po si të firmos jetën e fëmijëve të mi për t’ja dhënë shtetit. Vetëm se nuk kanë kapur armët. Djalin e madh dhe të voglin e kanë futur në furgon policia.
I thashë të marr ilaçet dhe rrobat e vdekjes kur erdhën pak ditë më parë. Qe besa, qe shkresa. Duam shtëpitë metër për metër. Të firmosi ai kontratën.
Jo të prishin shtëpinë time e pastaj për tërmetin, rrena. S’ka shtet që më gënjen se po i bëjnë për tërmetin, po i bëjnë për vete” tha ajo.
/5pyetjet.al