-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nishani: Lul Kimiku ka mbetur vetëm si vlerë memesh!

Kryesoret

Ish-presidenti Bujar Nishani përmes një shkrimi në Facebook reagoi ndaj deklaratave dhe spekulimeve të deputetit Lulzim Basha se demokratët po bashkëpunojnë me LSI-në.

“Lul Kimiku po akuzon demokratët për bashkëpunim me LSI !!!!!!

Kukulla e Edi Ramës, misionari i shkatërrimit të PD, autori i braktisjes së demokratëve në opozitë për 12 (dymbëdhjetë) vjet mendon se shqiptarët kanë harruar se :

Lul Kimiku u bë Ministër i Brendshëm në 2009 bashkë me votat e LSI !

Lul Pengu u bë Kryetar i Bashkisë së Tiranës në 2011, bashkë me votat e LSI !

Unë nuk e di se cilat forca opozitare do ti mbështesin kandidatët e Primareve të Partisë Demokratike, por fronti i gjerë opozitar ndaj të keqes në qeverisje është përgjegjësi qytetare.

Faktorët opozitarë janë në partitë politike por edhe jashtë partive.

I rëndësishëm është fakti se opozitarizmi si vlerë, dimension dhe përgjegjësi,u hoq nga xhepi i pengut dhe tashmë është pronë e qytetarëve që duan ndryshimin.

Lul Kimiku ka mbetur veç si vlerë memesh !”, shkruan Nishani.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit