Banorët e Laprakës dhe ata të 5 Majit janë bërë së bashku sërish ditën e sotme për të bllokuar qarkullimin në Unazën e Madhe.
Nga bashkia atyre iu është propozuar një akt dhurimi i banesave, gjë të cilën mësohet se e kanë refuzuar.
Ky refuzim është bërë shkak për banorët që tashmë ju janë shembur shtëpitë, që të mos përfitojnë bonuset e qerave nga shteti.
“Realisht kemi dal në protestë për ta parë mirë ky shtet edhe Erjon Veliaj, kemi 4 muaj që protestojmë dhe nuk na është dhënë as sqarim edhe as zgjidhje, nuk jemi kundër zhvillimit por jemi kundër kontratës së një anshme që shteti ka vendosur,” u shpreh njëri nga banorët
Banorët kanë parë si më efektive bllokimin e rrugëve sesa protestimi para punimeve, duke theksuar këtu që 2 ditë më parë ata bllokuan edhe kalimin te ish-Sheshi Shqiponja.