Në raportimin e një dite më parë të Ministrisë së Shëndetësisë ra në sy një shtim me 23 persona i numrit të të shtruarve në spital për shkak të koronavirusit brenda 24 orëve të fundit
Ndërkohë, mësohet se mes të shtruarve ndodhet edhe të rinj. Një prej tyre është vetëm 17 vjeç. Në një intervistë të shkurtër për News 24, daja i të riut tha se nipi i tij trajtuar për 4 ditë në shtëpi, dhe pasi u pa se temperatura nuk i zbriste, e kishin dërguar në spital. Sipas dajës, gjendja e adoleshentit paraqitet e stabilizuar.
“Kam nipin të shtruar. Tani mbush 18 vjeç. Është në gjendje të mirë, të stabilizuar. Djali ishte 4 ditë në shtëpi, e pamë që nuk ishte mirë dhe e sollëm në urgjencë. Djali s’ka asnjë sëmundje. I rrinte temperatura e lartë, 39-40. Tani është stabilizuar, të shohim”, tha daja.