Kjo e hënë ka shënuar ulje të rasteve të reja në vend, ku Ministra e Shëndetësisë konfirmon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 522 raste nga 3030 testime të kryera. Tirana vijon të jetë qarku më i rrezikuar ku raportohet të jenë shënuar 290 raste. Gjatë 24 orëvë të fundit ka 4 humbje jete. Viktimat janbë dy qytetarë nga Durrësi 73 dhe 87 vjeç, një qytetare nga Vlora 77 vjeç dhe një qytetar nga nga Tirana 88 vjeç.
Në spitalet Covid po marrin trajtim 130 paciente, nga të cilët 21 jabnë në gjendje më të rëndë. Ndërkohë, po gjatë këtij harku kohor janë shëruar 2259 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 236,440 që nga fillimi i pandemisë.
Statistika (31 Janar 2022)
Raste të reja ditore 522
Të shëruar në 24 orë 2,259
Të shtruar në spitale 130
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3030
Testime totale 1,665,947
Raste pozitive 258,543
Raste të shëruara 236,440
Raste Aktive 18,757
Humbje jete 3,346
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8,349
Shkodër 1,666
Fier 1,660
Vlorë 1,322
Elbasan 1,178
Gjirokastër 968
Durrës 850
Berat 842
Korçë 749
Lezhë 718
Kukës 299
Dibër 156
/5pyetjet.al