Teksa Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) është duke shqyrtuar komentet lidhur më tarifat e reja të energjisë elektrike, një shkresë u ka shkuar edhe nga Shoqata e Mullixhinjve të Kosovës.
Ata kërkojnë që të mos rritet çmimi i energjisë. Nëse një gjë e tillë do të ndodhë kjo do të ndikojë te rritja e çmimit të miellit e si rrjedhojë dhe bukës.
Propozimi i ZRRE-së ka qenë se nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë për bizneset, por shumë institucione e kanë kundërshtuar këtë me komentet e tyre.