Familjarët nga Kukësi që pësuan aksidentin tragjik pasditen e sotme,ndihmën e parë e kanë marrë nga banorët e zonës. 3 prej tyre humbën jetën ndërsa dy të tjerët u nxorën të gjallë.
Një prej banorëve tregon se kanë arritur të nxjerrin djalin që i mbijetoi tragjedisë për shkak të peshës së lehtë. Ai shprehet se është hera e tretë që ndodh një aksident këtë vend, ndërsa shtoi se barriera mbrojtëse ishte prishur prej dy muajsh.
“Erdha me vrap. Në atë kohë nuk pati njeri vërdallë. Shkuam atje. Vetëm atë djalin nxorëm se ishte peshë e lehtë. Tjerët nuk i nxorëm dot. Di se janë tre të vdekur. Gruaja doli e dyta pas djalit. Ishte 8 metra poshtë, Duheshin shkallë të gjata. Kemi mbajtur njëri tjetrin mezi e kemi nxjerrë djalin. Edhe shoferi atje brenda ishte. Ikëm ne se erdhën ata. Më shpejt erdhi drejtori se ata. E treta herë që ka ndodhur në këtë vend. Ka një dy muaj që është prishur barriera. Ata nuk marrin masa. Se duhet të merrnin masa. E prishur ka dy muaj që është prishur”, thotë ai.
Mësohet se çifti me djalin e tyre Elijado Keqa dhe dy fëmijë të tjerë të afërm të tyre ishin nisur drejt Korçës.
/5pyetjet.al