-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lindita Nikolla takim me ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ditën e sotme, ka mirëpritur ambasadorin e ri të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sulaiman Humand Salem Al Mazroui.

“Duhet të punojmë për zgjerimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar për të nxitur bashkëpunimin politik, ekonomik në fushën e investimeve”, tha Nikolla.

Po ashtu, Nikolla tha se bashkëpunimi mes grupeve parlamentare të miqësisë, do të mbështesë bashkëpunimin parlamentar dhe në fusha të tjera.

Kurse ambasadori nënvizoi se do të nxisë me përparësi bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe të investimeve mes dy vendeve, në mënyrë që Shqipëria të përfitojë sa më shumë nga përvojat bashkëkohore të vendit të tij në mjaft fusha si zhvillimi i transportit detar, transportit ajror, turizmit etj.

Në përmbyllje, Nikolla i ka uruar suksese ambasadorit në misionin e tij jo rezident në Shqipëri.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit