Këtë të hënë ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë Liburn Aliu ndodhet në Durrës. Në qytetin bregdetar po diskutohet lidhur me projektin e dizajnit për linjën hekurudhore Prishtinë – Durrës, që sipas ministrit Aliu po bëhet realitet.

“Jemi tek drejtoria e përgjithshme e hekurudhave në Durrës për të diskutuar për hapat e mëtejmë të linjës hekurudhore që do t’i bashkojë ekonomitë tona dhe do t’i fuqizojë mundësitë për zhvillim ekonomik, si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë”– shkruan Aliu, i cili ndan edhe një hartë të hekurudhës se si do të jetë.
Linja hekurudhore Tiranë-Durrës dhe lidhja e saj e re me Rinasin do të zbatohet nga kompania INC spa, e cila u shpall fituese një vit më parë ndërkohë që autoriteti kontraktor do të mbetet Hekurudha Shqiptare.
/5pyetjet.al