Një grua është plagosur me armë gjahu në Vlorë.
Policia deklaron se rreth orës 18:10 në spitalin Rajonal Vlorë është paraqitur M. N., 39 vjeçe, banues në fshatin Bunavi, e cila ka dëmtime në dorë, dyshohet të shkaktuara me armë gjahu.
Paraprakisht dyshohet për ngjarje aksidentale. E plagosura ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/5pyetjet.al