Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është arrestuar afër zyrave të T7 ku pritet të transmetohet drejtpërdrejtë emisioni Pressing. Molliqaj ishte i ftuar në Pressing për të diskutuar lidhur me protestën e fundit kundër shtrenjtimin të energjisë dhe për arrestimin e aktivistit të PSD-së sot.
Ai është arrestuar dhunshëm nga Policia e Kosovës, raporton Express. Policia e Kosovës ishte duke e kërkuar Molliqajn që nga dita kur u mbajt protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, vendim ky që pritet të merret së shpejti pasi ZRRE-ja i ka bërë rekomandim qeverisë.
Në protestën që pati mijëra qytetarë nuk pati incidente, megjithatë më vonë doli një video ku shihej Dardan Molliqaj, burri i ish-ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini teksa godet me shuplakë një zyrtar policor.
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/02/Screenshot_6.png)
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/02/Screenshot_7.png)