-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot vendoset fati i Metës, presidenti tregon se kush do ta përfaqësojë në Kushtetuese

Kryesoret

Shtatë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese sot në orën 10:00 do të shqyrtojnë vendimin e Parlamentit për ta shkarkuar Ilir Metën.

Mëngjesit e sotëm, me anë të një postimi në rrjetet sociale, presidenti ka bërë të ditur se kush do të jenë dy përfaqësuesit e tij ligjorë në gjykatë, ndërsa ata konsulmojmë edhe kafen e mëngjesit. “Bashkë me Landin duke përcjellë Bledin dhe Katrinën për në Gjykatë”, shkruan Meta bashkëngjitur fotos.

Në qershor të vitit të kaluar shumica socialiste e shkarkoi kreun e shtetit me pretendimin se shkeli Kushtetutën me deklaratat dhe qëndrimet gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, 2021.

Por Ilir Meta është shprehur se çështja është inekzistente, pavarësisht se ditën e hënë ka kërkuar dosjen me provat kundër tij në Gjykatën Kushtetuese.

Megjithatë, çfarëdo që të vendosë Gjykata Kushtetuese Presidentit i mbaron mandati në korrik të këtij viti dhe Ilir Meta ka deklaruar se do të kthehet në politikën aktive dhe vitin tjetër do të jetë në garë me kandidatët e tij për zgjedhjet lokale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit