-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekskluzive/ “5pyetjet” siguron momentin e vjedhjes së shtëpisë së kreut të SPAK-ut te Gjiri i Lalzit

Kryesoret

“5pyetjet.al” ka siguruar videon ekskluzive të vjedhjes së shtëpisë së plazhit në Gjirin e Lalzit të drejtuesit të SPAK-it, Arben Kraja.

Lajmi bëri xhiron e mediave në fillim të muajit gusht të vitit të kaluar. Por ishte vetë njeriu kryesor i drejtësisë në Shqipëri që e mohoi kategorikisht duke e hedhur poshtë.

Ai nuk pranoi që vila e tij në fshatin e pasanikëve të ishte vjedhur në mes të sezonit turistik. Por “5pyetjet” e rrëzon dëshminë e tij. Në videon ekskluzive duken dy hajdutët, të veshur sportivë, një me kostum portokalli, tjetri blu, me kapele, të dy të maskuar, njëri anti-covid, që janë në “modë” në dy vitet e fundit për vjedhje dhe grabitje. Por mbi të gjitha me doreza për të mos lënë gjurmë, ç’ka tregon se ishin profesionistë.

Pas “nuhatjes” që kishin bërë për “prenë” e tyre, hajdutët, dy djem të rinj, sapo kalon mesnata dhe futet data 25 korrik vendosin që të futen. Ora shënon 01:27:05, kur dy “skifterët” pasi monitorojnë situatën nga brenda, vilat përballë, rruga dhe lëvizjet e mundshme vendosin që të hapin portën. Me shumë kujdes, njëri pas tjetrit futen brenda. I pari futet dhe bën disa hapa përpara për të kontrolluar zonën nëse ka njerëz brenda, tjetri ecën me hap më të ngadaltë duke shikuar pas.

Hajdutët qëndrojnë brenda për gati 12 minuta dhe dalin prej aty në orën 01:39:45. E ndërsa u futën me atlete, në momentin që dalin, njëri prej tyre i kishte hequr duke i mbajtur në dorë në mënyrë që të mos bënte zhurmë gjatë lëvizjes brenda vilës dhe kur largohet.

Me aletet në duar, hajduti me kostum portokalli  del i pari, shikon rrugën dhe i jep sinjal me dorë, shokut që të dalë nga porta, pasi nuk ka lëvizje. Megjithatë, pavarësisht se dalin diçka duket se nuk kishte shkuar si duhet brenda, pasi u mbetet koka pas duke shikuar. Si duket nuk i kishin mbushur xhepat plotësisht dhe vendosin që të rikthehen dhe të futen edhe njëherë brenda në orën 01:40:10. I vetmi “roje” te dera ishte makina luksoze tip “Benz” e kreut të SPAK.

Për fatin e hajdutëve pas vjedhjes nuk dihet asgjë, pasi vetë Arben Kraja i “fali” me mohimin e grabitjes. Vjedhja e shtëpisë së kreut të SPAK-ut shërben për të nxjerrë disa përfundime. Sa besim duhet të kenë shqiptarët te drejtësia e re dhe njeriu që shikohet se do të luftojë korrupsionin kur vetë atij i vjedhin shtëpinë? Por jo vetëm kaq, por ai gënjen duke e mohuar dhe prej asaj dite nuk dihet asgjë për hajdutët që enden të lirë.

A mjafton kjo ngjarje për të zbuluar fytyrën e vërtetë të drejtësisë së re?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit