Forca të shumta të policisë vendore, por të ndihmuara edhe nga Tirana kanë zbarkuar pasditen e sotme në Elbasan, pasi prokuroria lëshoi 27 urdhër arreste për disa efektivë të burgjeve, por edhe zyrtarë të institucionit të vuajtjes së dënimit në Peqin.
Deri tani mësohet se janë arrestuar mbi 14 persona, ndërkohë që vijon puna për kapjen e të tjerëve. Paraprakisht mësohet se zyrtarët e burgjeve akuzohen për shpërdorim detyre, pasi kanë lejuar futjen e drogës dhe sendeve të paligjshme duke bashkëpunuar me të dënuarit.
/5pyetjet.al