-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do shkarkohet sot Abazoviç? Parlamenti vendos sot!

Kryesoret

Parlamenti malazez do të vendosë sot për shkarkimin ose jo të numrit dy të qeverisë, Dritan Abazoviç.

Parlamenti malazez do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të vendosur.

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç ka kërkuar zyrtarisht shkarkimin e zëvendësit të tij, i cili ka nisur procedurat për të ndërmarrë mocion mosbesimi ndaj qeverisë.

Më 4 shkurt parlamenti do të vendosë nëse do të rrezohet kryeministri ose do të hapet rruga që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Parlamenti i Malit të Zi përbëhet nga 81 deputetë dhe mazhoranca qeverisëse bashkë me votat e Abazoviç arrin të formojë një shumicë të thjeshtë.

Pritet që me formimin e një shumice të re, Abazoviç të jetë kryeministër i një qeverie kalimtare që do të përgatisë vendin për të shkuar në zgjedhjet e ardhshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit