-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Politikania nga Kosova flet për herë të parë për martesën e të vëllait me një burrë

Kryesoret

Drejtuesja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes në Kosovë, Mimoza Kusari Lila, foli për herë të parë në lidhje me martesën e vëllait të saj me një tjetër burrë. Sipas mediave të Kosovës, ajo tha se e ka uruar e se nuk ka pranuar të jetë pre e një lufte që synon t’i sulmojë të drejtat e komunitetit LGBTIQA+ në Kosovë.

Ajo shtoi se i vëllai ka zgjedhur të jetojë në një vend si Kanadaja për këtë arsye, që të mos ketë asnjë paragjykim.

“Mënyra dhe tendenca e të tjerëve që gjoja në një status përmendni situatën, emrin tim, përmendin mos angazhimin publik të vëllait tim po i përmendin edhe LVV të tria bashkë për mua nuk kishte mbështetje fare. Unë nuk kam pranuar me të drejtë që të bëhem pre e një lufte që nuk ka pasur synimin t’i mbrojë të drejtat e komunitit LGBTIQA+ në Kosovë. Për mua ka qenë luftë e shprehur ndaj këtij komuniteti në Kosovë, për arsye se vëllai im jeton në Kanada. Vëllai im fatmirësisht është në një shtet me demokraci, në të cilin ka ministra, jo vetëm të orientimit seksual të gjinisë së njëjtë, por ka edhe transxhendër. Unë kam refuzuar të hyj në këtë diskutim. Unë kam parë ekskluzivisht sulm politik. Nuk mundet të kalojë një vëmendje e tillë pa ndjeshmëri. As tek ai, as tek ne si familje. Kanë qenë prindërit që janë ekspozuar në një fushatë denigruese”, tha ajo.

Ylber Kusari, vëllai i politikanes, pak kohë më parë është martuar me një burrë që është me origjinë indiane. Çifti u martua në Kanada.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit