Zyrtari i Partisë Socialdemokrate në Kosovë Dren Kukaj konfirmoi se kreu i këtij subjekti politik Dardan Molliqaj do të paraqitet të enjten para gjykatës në orën 14:30.
Kukaj deklaroi për T7, se PSD do të ankohet në rast se ndaj Molliqajt caktohet masa e paraburgimit.
“Nesër në orën 14:30 është caktuar seanca. Ne do ta vlerësojmë atë situatë dhe sigurisht që nëse e lënë në paraburgimin ne do të ankohemi. Tashmë kemi vendosur që gjithsesi ata persona që ne i identifikojmë se kanë qenë të përfshirë në këtë abuzim të pushtetit, do t’i vëmë para përgjegjësisë”, deklaroi Dren Kukaj.









