Në spektaklin e djeshëm të “Big Brother VIP” pati shume dinamika mes banorëve dhe sidomos mes Einxhel dhe Donald.
Bisedat dhe diskutimet e banorëve kanë vazhduar dhe pas përfundimit të PRIME-t.
Finalisti i parë për këtë Big Brother u shpall Iliri. Ai ka diskutuar me Einxhel rreth një çështe që ka të bëjë më Donaldin.
Iliri tha se Donaldi e ka pyetur se si është ndjerë kur ka tradhtuar gruan, ndërsa thotë se dëshironte t’ia kthente përgjigjen bazuar në marrëdhënien e tij me Bora Zemanin, e më pas lidhjen me Beatrix pas një kohe të shkurtër.
“Kur janë hapur temat që vëllai i madh na dha pasi erdhi Antonela, më tha si u ndjeve kur tradhtove gruan. Ndoshta nuk ishte aq e rëndë sa ajo që tha ai por unë do e pickoja shumë fort. Është gjëja më e rëndë që unë i kam kursyer atij, se unë e kisha gati një shprehje, ose një përgjigje. Gjithsesi unë do ta pickoja shumë fort po t’i kujtoja një moment që ka jetuar këtu e pas dy javëve ka bërë një gjë tjetër, do e dërrmoja.”- tha ai.
“Nuk ia ka përmendur askush.”- u përgjigj Einxhel.
“Unë që them që personat nga jashtë nuk duhen përdorur në asnjë moment, ai është i pari që e përdori.”- përmbylli Iliri.
/5pyetjet.al









