-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha debaton me Felajn nga foltorja: Parlamenti duhet të shkrihet

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ngriti sërish shqetësimin e banorëve të rrugës “5 maji” në kryeqytet, të cilët protestojnë kundër vendimit të qeverisë për shembjen e banesave të tyre në kuadër të procesit të rindërtimit.

Në foltoren e Parlamentit, Berisha tha: “Nuk është kontratë dhe marrëveshje, ajo që i është ofruar është një vetëdeklarim. Vetëdeklarimi është i domosdoshëm, por pa kontratën mes palëve, nuk ka vlerë. Vetëdeklarimi është mashtrim i turpshëm. Pse qeveria nuk ofron kontratë ose marrëveshje paraprake? Sepse kërkon që të vjedhë. Do të vjedhë mbi ndërtesën që do të ndërtojë mbi truallin, ku jetojnë ato. Plani ka qenë për të ndërtuar 7 kate, por janë bërë mbi 30 kate, dhe prapë nuk ngopen së vjedhuri”.

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, i ndërpreu fjalën Berishës, duke i thënë se nuk po flet për procedurë.

Berisha u përgjigj: “Ose ky Parlament do t’i kthehet popullit dhe interesave të tij, ose do të shkrihet. Ky parlament nuk meriton të ekzistojë, nëse nuk mbron interesat e qytetarëve”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit